MENU
klinika

Kur do të martohesh?

Monika Lubonja: Princi nuk më erdhi, tani po pres mbretin

25.03.2023 - 10:47

Aktorja Monika Lubonja është përballur me një ‘pyetje të sikletshme’ nga fëmijët e emision ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Një prej fëmijëve e pyeti Monikën se kur do të martohet, një pyetje në fakt me të cilën Monikat përballet shpesh.

“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, pyeti Noeli.

Me humor Monika tha se deri më tani ka pritur princin, por nuk ka ardhur dhe se tashmë është në pritje të mbretit.

“Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë. Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur”, tha Monika.

Historia e violonçelistit të dëbuar për 50 vjet

“Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes së 75-të”

Kush është e dashura 20-vjet më e re e aktorit!?

Sean Penn puth në publik partneren e tij në Itali

Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën

Elgit Doda zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë