MENU
klinika

Dëmtohet rëndë tubacioni kryesor

Moti i keq, Durrësi dy ditë pa ujë

11.03.2023 - 10:31

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund te ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë moti i keq dhe ndërprerja e energjisë elektrike, duke sjell për pasojë dëmtim të rëndë të tubacionit kryesor.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund te ketë probleme ne furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë. Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e defektit.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për qytetarët.