MENU
klinika

Sondazhi

Nëse zgjedhjet lokale do të mbahen sot mbi 60% e shqiptarëve do të marrin pjesë

29.03.2023 - 16:15

Shumica e shqiptarëve janë dakord që të aplikohet amnistia fiskale, një angazhim i ndërmarrë nga qeveria Rama. Ky është rezultati i dalë nga Instituti Piepoli në sondazhin e Report Tv, ku 51% e qytetaëve të pyetur janë shumë dakord për këtë nismë.

Nga të dhënat rezulton se 23% e qytetarëve të pyetur nuk janë aspak dakord ndërsa 18% janë indiferent për këtë iniciativë të qeverisë. Vetëm 8% e të pyeturve nuk kanë dijeni se çfarë është nisma e amnistisë fiskale që synon që të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët janë rezidentë në Shqipëri të vetëdeklarojnë deri në 2 milionë euro pasuri të luajtshme.

Sot në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të sondazhit të insitutit italian ‘Piepoli’ se çfarë do të ndodhë më 14 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e ish-zv. ministrit të Financave

“Amnistia fiskale, produkt i aleancës me biznesin kriminal”