MENU
klinika

Ja përse

‘Nostalgjia e karantinës’ është më e zakonshme nga sa mendoni

27.03.2023 - 11:33

Kushdo që përjeton nostalgjinë e karantinës – një çështje që ka mbi 84 miliardë shikime në TikTok – pranon se është e çuditshme të kthehesh pas në kohë në një situatë aq stresuese dhe traumatike dhe të ndejsh disi nostalgji?

Marsi i vitit 2020 ishte një përleshje e gjatë për të blerë letra higjienike, ndërsa të gjithë ishin të shqetësuar për familjen dhe miqtë.

Disa prej jush mund të kenë filluar një kurs online, të gatuajnë më shumë në shtëpi apo të mësojnë kërcime në TikTok. Të tjerë punonin në Zoom dhe ndërsa sipër shfaqesin me këmishë, poshtë kishin me siguri tuta sportive.

Sigurisht, qëndrimi në shtëpi ishte i çuditshëm dhe i mërzitshëm, por kur ktheni kokën pas, kuptoni se ca gjëra për atë periudhë ishin disi të këndshme.

3 vite më vonë është mëse normale të keni një ndjenjë të çuditshme nostalgjie. Mund t’ju mungojë pushimi, ideja se gjithçka ka ndaluar për një moment, koha për të mos bërë asgjë.

Në TikTok, videot rreth nostalgjisë së karantinës përqendrohen në thjeshtësinë e jetës së izolimit – qëndrimi në shtëpi, shëtitjet dhe kalimit të kohës me hobi komode në ambiente të mbyllura.

Pjesë e rëndësishme e karantinës, ishte edhe TikTok. Platforma, ku njerëzit, në mes të izolimit, filluan të lidheshin me njëri-tjetrin nga e gjithë bota. Ishte emocionuese dhe e paparashikueshme, dhe ne ishim në gjendje të ruanim lidhjet me njerëzit pa dalë nga shtëpitë.

Për të përjetuar një rikthim të marsit 2020, gjithçka që duhet të dëgjoni është “Bored in the House” ose “Death Bed” dhe boom, ju do të ktheheni në ditët e ngadalta dhe të përgjumura në divanin tuaj.

Nëse i keni ndjerë këto mendime të çuditshme nostalgjie, dijeni se është krejtësisht normale. Ishte një kohë kur njerëzit ndiheshin më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin, po aq sa edhe të frikësuar e plot shpresë.

Burimi: Bustle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jepet paralajmërimi i fortë në Britani

“Karantina mund të zgjasë deri në verë”

Vaksinat që janë në dispozicion mbrojnë...

A mund ta transmetojnë virusin personat e vaksinuar?