Një qerpik fallco për të cilin thuhej se i përkiste Michael Jackson u shit për më shumë se 2000 dollarë në eBay!
Ankandi i qerpikëve të Michael Jackson në eBay ngjalli debat mes fansave dhe dashamirëve të mbretit të pop-it, të cilët menjëherë thanë se ishte ndoshta i rremë pasi ankandi filloi me një çmim të ulët prej 8 dollarësh.
Faqja e internetit, Michael Jackson Vibe, raportoi më 16 mars se llogaria që publikoi ankandin është ndoshta e rreme pasi u krijua në shkurt dhe kishte shitur zero artikuj para qerpikëve.
Kjo nuk është hera e parë që njerëzit përdorin numrin e madh të fansave të Jackson për t’i mashtruar duke shitur sende që i përkasin në të vërtetë atij, përfshirë kujtime, autografe dhe tani qerpikët për të cilët nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetuar nëse i përkasin këngëtarit të ndjerë.
Megjithatë dhe pavarësisht mundësisë për të qenë një mashtrim, qerpiku i rremë i Michael Jackson u shit përfundimisht për 2,025 dollarë në eBay.