Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në vendin tonë ka shkuar në 66.014 Lekë. Sipas Institutit të Statistikave këto të dhëna janë për tre mujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re një rrije prej 10.8%.
Por edhe pse ka një rritje të pagës mesatare, sërish vijon të ketë një hendek mes sektorëve. Të dhënat tregojnë se një i punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit kanë pagë mesatare 2.15 më shumë se të punësuarit e tjerë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18.2% krahasuar me një periudhë të një viti më parë, por sërish krahasuar me sektorët e tjerë ka pagën mesatare më të ulët.
Sektorët që ka pësuar rritjen më të vogël të këtij treguesi ekonomik janë grup-aktiviteti i administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, pasi sipas të dhënave shtesa është vetëm 6,2 %.