MENU
klinika

"Pas përplasjes me barrierën fluturoi rreth 31 metra"

Pamjet me dron/ Eksperti rrugor shpjegon trajektorin e Audit A8

10.03.2023 - 18:05

Eksperti rrugor, Mamir Hodo ka shpjeguar në studion e Panorama TV, trajektoren e mjetit tip Audi A8, i cili u aksidentua në rrethrrotullimin e Saukut.

Hodo tregoi se drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj po ecte me një shpejtësi tej normave të lejuara rreth 200-210 km/h në momentin e përplasjes me barrierën metalik.

Pas përplasjes me barrierën mbrojtëse, mjeti ka “fluturuar” për rreth 31 metra dhe ka goditur murin e nënkalimit si edhe një makinë tjetër ku udhëtonin 3 persona.

Ai u shpreh se 20-vjeçari nuk ka marrë asnjë lloj mase duke parë rrezikun që po i kanosej, pasi s’ka asnjë gjurmë frenimi nga ana e tij.

“Mjeti tip Audi A8 ka qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara. Mendohet, sipas përllogaritjeve, se shpejtësia e tij ka qenë 200-210 km/h në momentin e përplasjes me barrierën metalik.

Pas përplasjes ka fluturuar rreth 31 metra dhe është përplasur me murin e nënkalimit. Aty ka goditur një mjet tip Hyundai duke plagosur edhe drejtuesin e mjetit dhe 2 pasagjerët në këtë makinë.

Me këtë shpejtësi që po udhëtonte mjeti dhe me këtë barrierë metalike të vendosur, mjeti do e kalonte siç edhe ndodhi.

Ai drejtues mjeti nuk ka marrë asnjë lloj mase duke parë rrezikun që po i kanosej. Nuk ka asnjë gjurmë frenimi, vetëm goditjen e barrierës mbrojtëse dhe më pas ngjarja e rëndë”, tha Mamir Hodo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë

Të tre viktimat udhëtonin në “Audi”-n që ‘fluturoi’ nga mbikalimi

Aksidenti tragjik në Tiranë, emrat e dy vajzave që humbën jetën