MENU
klinika

"E kemi nisur nga zero"

Panairi i Turizmit në Berlin, Rama: Shqipërisë i duhet më shumë turizëm luksoz

08.03.2023 - 11:13

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një takimi me operatorë dhe gazetarë gjermanë, gjatë panairit të turizmit që u zhvillua në Berlin. Kreu i Qeverisë shqiptare ndau pamjet nga ky takim, i cili bëri pjesë të saj shumë personalitete të medias e jo vetëm. Pas prezantimit të tyre, Rama mori fjalën për t’i përshëndetur e për të thënë disa fjalë për turizmin në Shqipëri.

‘Nuk ma kishte marrë mendja se do kisha kënaqësinë të isha me kaq shumë biznesemenë të interesuar jo vetëm në politikë por dhe në jetë. Nuk e imagjinoja se do nisesha për drekë me 4 persona e më pas të gjeja aty 40. Kjo është shenjë e mirë, ndoshta Gjermania po ngrohet. E treta, Gjermania që thyen protokollet, është shenjë e mirë. Ne kemi një prezencë të mirë këtu por kemi çfarë të tregojmë e të themi që t’i ftojmë njerëzit të vijnë. Ka qënë një rrugë e gjatë, e kemi nisur nga një pozitë e keqe. Nuk ka përfunduar por fakti që jeni të gjithë këtu tregon se jemi në rrugën e duhur se bazuar në natyrë e jo luksoz. Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo malet e jashtëzakonshme por dhe mikëpritje dhe atmosferë të ngrohtë dhe ushqim të shkëlqyer. Turizmi ynë po rritet, e kemi nisur nga 0, tani kemi më shumë se 260 destinacione agroturizmi. Shifrat e turizmit po rriten. Aeroporti ynë është i pari në Europë pas pansdemisë që është ringritur, sipas të dhënave. Hotelet po ndërtohen dita ditës, na duhet më shumë turizëm luksoz.

Shpresojmë që synimi jonë në 2030 është të jemi kampionë në turizëm. Por duam të jemi kampionë dhe duam të tejkalojmë vendet e tjerë. Dua të ngre një dolli dhe t’ju uroj ato që ju i uroni vetes.’- tha Rama.