MENU
klinika

Në Durrës, Elbasan e Shkodër pa përfaqësim

PD nxjerr kandidatët në 16 bashki

27.03.2023 - 10:47

Sot në mesnatë përfundon afati për dorëzimin në KQZ të emrave të kandidatëve për kryebashkiakë dhe listave të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj konfirmoi dje 16 kandidatë për kryetarë bashkie, teksa vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.

Në Tiranë PD ka dalë me kandidaturën e Roland Bejkos, i cili mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidates tjetër të mundshme Jonila Godole. Ndërkohë emrat e tjerë për 16 bashki janë:
Konfirmohen kandidatet në 16 bashki.

1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Dimal- Dritan Sula
9. Patos- Pranvera Rizai
10. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
11. Librazhd -Bujar Vreto
12. Vorë- Ibrahim Bruka
13. Korçë -Gjergji Gjata
14. Sarandë- Skënder Muço
15. Mirditë- Mark Ruçi
16. Tiranë Roland Bejko