Me rritjen e çmimeve pensionistët në Berat ankohen se pensioni që marrin nuk iu del për të kaluar muajin. Sipas tyre pensionet që marrin janë qesharake dhe nuk kanë mundësi të blejnë as produktet bazike.
“Unë marr 200 mijë lek pension. Ilaçe, drita, ujë nuk dimë çfarë të hamë. Të mendoj Ram të na i shtojë. Nuk është e përballueshme se janë drita, uji për t’u paguar. Mishin e viçit nuk e shikojmë me sy, hamë pula. Pensionistët janë shumë keq të gjitha çmimet janë rritur”.
“Pensioni 130 mijë lekë. Çfarë bën Edi Rama që nuk na jep ne ndonjë shtesë të mirë që të jetojmë dhe ne. Çfarë mund të blejmë me kaq lekë? Bukë, ndonjë djath, domate kjo është jeta dhe ndonjë makaronë. Mishin e kemi harruar”.
“130 mijë lek pension. Po e përballojmë me vështirësi të mëdha. Ne ushqehemi me thërrime buke. Çmimet janë skandaloze. Aq më tepër që u rritën dhe çmimet rroga po ajo”.
Pensionistët i bëjnë thirrje qeverisë që të rrisë pensionet pasi sipas tyre pensioni nuk i del as për ilaçe.
“Të na shtojë pensionet se ne sot për nesër jemi”.
“150 mijë lekë marr unë 100 mijë lekë do marri ilaçet. Në supermarket nuk futemi dot”.
Në fillim të muajit janar, u shpërnda e mbështetja financiare për shtresat në nevojë. Një nga kategoritë përfituese ishin edhe pensionistët, të cilët morën 8 mijë lekë të rinj.