MENU
klinika

‘Lufta’ e PD zhvendoset në KQZ

Përfaqësuesi i Alibeajt dorëzon sot kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

06.03.2023 - 12:45

Në ditën e afatit të fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, pritet që përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, të dorëzojë kërkesën për regjistrim e PD pasi mori vulën nga Apeli.

Lufta e brendshme e PD-së është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti kërkesën e tij për regjistrimin e PD-së duke pretenduar se e ka të drejtën ligjore.

Berisha dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin, duke firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike.

Para regjistrimit të koalicionit, Berisha tentoi të regjistrojë Partinë Demokratike i pari edhe pse të drejtën me vendim Apeli e ka grupimi Alibeaj, që do i drejtohet sot KQZ zyrtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha: Ndahemi përfundimisht nga ata që bashkëpunuan me Ramën

Kandidatët e dalë nga “Primaret”, hyjnë në zgjedhjet lokale me koalicion