MENU
klinika

Gjithçka nisi në vitin 2016

Përse po akuzohet ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump?

31.03.2023 - 10:27

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump?

BBC shkruan se gjithçka nisi në vitin 2016.

Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

Prokurorët gjithashtu pretendojnë potencialisht se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj Daniels ishin të motivuara nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të. Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat do të ishte një krim, që është një akuzë më e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Amerika e vuan ende 6 janarin…