IKMTR dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar ditën e sotme në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata janë hasur në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Sipas punonjëvse, godina do t’i kalojë shërbimit social.
“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.
Punonjësja e Shërbimit social: Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.
Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë pronat kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale.
Kujtojmë se në muajin dhjetor, një godinë e ‘Prestige Resort’ u shemb me tritol. Godina me 7 kate u shemb së bashku me 2 pishinat. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzoi kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.