MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse njerëzit krijojnë varësi nga droga dhe si t’i ndihmojmë?

02.03.2023 - 09:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse njerëzit krijojnë varësi nga droga dhe si t’i ndihmojmë?

Mjeku: Varësia nga drogat dhe faktorët që ndikojnë janë shumë komplekse. Njerëzit krijojnë varësi nga një substancë (drogë) pasi në momentin e marrjes së drogës sjell eufori. Stimulohen zona të trurit që perceptojnë kënaqësi, por këto ndjesi nuk zgjasin dhe kështu për ta ndier sërish atë ndjesi, duhet marrë sërish drogë. Gjithashtu, vërehet dhe prirja gjenetike. Mjekimi i zgjatur me medikamente që krijojnë varësi, blerja e medikamenteve për gjumë pa këshillën e mjekut mund të krijojë probleme.

A ka kurim të plotë?
Kurimi është i vështirë dhe i ngadaltë, por jo i pamundur.

Si mund të ndihmojmë një njeri që është në hapat e para?
Personi apo familjarët e tij mundohen ta zgjidhin këtë problem vetë, ndoshta duke shpresuar që me kalimin e kohës ky problem do kalojë. Këta persona mund t’i ndihmojmë duke mos i paragjykuar. Duke u shpjeguar që problemi i tyre është si ai i çdo sëmundjeje tjetër kronike, si: diabeti, tensioni apo astma dhe kërkon trajtim mjekësor të specializuar dhe të vazhdueshëm. Injorimi do të sillte pasoja të rënda shëndetësore.

Gabimet e prindërve dhe të shoqërisë
Gabimet që bëjnë më së shumti familja dhe shoqëria me këta persona është stigma, paragjykimi, mosbesimi, injorimi, vështirësia në komunikim dhe bashkëpunim. Mbi të gjitha, refuzim nga ambjenti social.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Varësia nga droga më çoi brenda mafies shqiptare"

Rrëfimi tronditës i ish-oficerit britanik