MENU
klinika

” E kam njohur edhe jashtë”/

Qau kur mësoi për vdekjen e rojes, ja si u njoh Luizi me Palin

29.03.2023 - 11:53

Vdekja e Pal Kolës, rojës 60-vjeçar të Top Channel shokoi banorët e ‘Big Brother VIP Albania’. Mbrëmjen e kaluar, ato u informuan mbi sulmin me armë zjarri që ndodhi pak metra larg shtëpisë së tyre. Të shokuar e tronditur nga ajo që kishte ndodhur, banorët shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës. Mirëpo, një prej tyre e njihte Palin, Luizi.

Banori, me lot në sy u shpreh se e njeh edhe nga jashtë rojen që u vra me një plumb nga persona ende të paidentifikuar.

“Ngushëllime familjarëve! Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen”

Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz të gjithë. Mirëpo, takimi i tyre i parë ka qenë mbrëmjen e parë të futjes në shtëpi, pra me 24 dhjetor, pasi Luizi qëndroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, i tha atë ditë Luizi Arbanës. Më pas, kur u fut brenda shtëpisë u tha banorëve se ishte jashtë me rojen e se ishte burrë i mirë shumë.

Kur Luizi mësoi për vdekjen e Palit, premtoi se nëse do shpallet fitues, një pjesë e konsiderueshme e parave do i shkojë familjes së rojes.

“Ngushëllime familjarëve! Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”.

Kujtojmë se edhe pse Top Channel është në zi për sulmin që iu bë e për humbjen e një jete në oborrin e medias së tyre, produksioni nuk e respektoi duke vendosur që banorët të festojnë e darkojnë së bashku me opinionistët. Hyrja e papritur e Zhaklinës dhe Arbrit në shtëpi ishte një surprizë për të gjithë, duke u justifikuar se erdhën për ditëlindjen e Nitës.

Festimet për ditën e veçantë të Nitës mund të ishin shtyrë por produksioni nuk e pa të arsyeshme. Edhe pse mbyllën ‘Prime’ shumë shpejt, nuk donin që shikueshmëria të binte, ndaj ‘show’ rezervë për to u bë darka me opinionistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Roja punonte për 300 mijë lekë, u vra me AK-47"

Sulmi me armë tek Top Channel, Artan Hoxha: Barbaria e radhës!


Historia e violonçelistit të dëbuar për 50 vjet

“Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes sime të 75-të”

Kush është e dashura 20-vjet më e re e aktorit!?

Sean Penn puth në publik partneren e tij në Itali

Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën

Elgit Doda zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë