MENU
klinika

"Roja punonte për 300 mijë lekë, u vra me AK-47"

Sulmi me armë tek Top Channel, Artan Hoxha: Barbaria e radhës!

27.03.2023 - 10:41

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i objektit, Pal Kola, 60 vjeç. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ngjarja është barbare. Ai shton se Kola ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës. Mjeti i autorëve, sipas Hoxhës, është gjetur gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit.

“Barbaria e radhës…Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj. Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura. Kola humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e traumës në Laprakë, për të marrë ndihmën mjekësore. Mjeti i autorëve të krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit në Mëzes. Brenda në mjet, u gjet dhe një automatik AK-47, me të cilin dyshohet se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore te godines se Top Channel. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes. Ngushellime familjes Kola…,”- shkruan Artan Hoxha.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.