MENU
klinika

"Ne nuk i dime motivet!"

Rama reagon për sulmin ndaj TCH

27.03.2023 - 21:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas statusit të bërë në rrjetet sociale për sulmin me armë ndaj Top Channel, sonte në emisionin e Grida Dumës, Top Story.

“Një agresion i lidhur me një media, me një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes në tërësi. Pavarësisht se ne nuk i dime motivet ekzakte. Mund të them që policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat në aspektin e motiveve të tyre dhe kapjes së tyre.

Dua të them që liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën ku është sot në aspektin pozitiv, nëse bazohemi në historik. Kurrë më parë si sot media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë, madje edhe në një aspekt të abuzojë pafundësisht me lirinë e saj. Këtu nuk kam parasysh të gjithë mekanizimin mediatik në Shqipëri, që sot është në një fushë totalisht të lirë.

Ka një shfaqje të agresivitetit, që i bën shumë të bujshme dhe shumë të dukshme,” tha Rama.