MENU
klinika

Pas shkarkimit të Lames

Rama: Të mbyllen sportelet, çdo kontakt me qytetarët online

11.03.2023 - 14:19

Pas shkarkimit të Artan Lames, kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Dallëndyshe Bicit në krye të Kadastrës.

Rama u shpreh se është koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.

“Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet.’Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Merr masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion"

Prezantohet drejtoresha e Kadastrës, Rama i jep detyrën e parë