MENU
klinika

Zbërthen mesazhin e kryeministrit Rama

“Rasti i Ahmetaj sapo ka nisur”/ Gazetari i njohur tregon çfarë pritet

10.03.2023 - 13:54

Aleksandër Çipa ka thënë se përballja e i ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj me drejtësinë sapo ka filluar. I ftuar në Euronews Albania, ai ka komentuar kontrollet në banesën e ish-ministrit si dhe sekuestrimin e dokumenteve në shtëpinë e bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Ahmetaj.

Më tej ai ka thënë se marrëdhënia e qeverisë me vendimmarrësit e drejtësisë tashmë është në një nivel tjetër, për shkak të ndikimit të faktorit ndërkombëtar.

“Marrëdhënia mes qeverisësve dhe vendimmarrësve të drejtësisë është në një epokë tjetër, jo në atë të 2016 jo për arsye të faktorit politik, por për shkak të faktorit ndërkombëtar. Ndërsa rasti i zotit Ahmetaj sapo ka nisur. Procesi i tij dhe marrëdhënia e tij me drejtësinë ka për të qenë më e gjatë në kohë se sa shikojmë deri më tani”.

Më tej Çipa ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Rama, në kundërpërgjigjen për Ahmetajn duke thënë se krijon perceptimin e gabuar të influencës në SPAK.

“Ndikimi mund të jetë tillë sepse edhe konteksti në të cilin erdhi reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit ndaj përgjigjes së zotit Ahmeti të krijon një perceptim të ndikimit apo edhe të influencës së tërthortë. Në atë që unë shikojë në mënyrën se si është ndërtuar arkitektura e sistemit të ri të drejtësisë dhe marrëdhënies që do ketë politika sot dhe në të ardhmen, ka ndryshuar”, tha Aleksandër Çipa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN