MENU
klinika

Analiza

Reforma rrezikon trashëgiminë e Macron

21.03.2023 - 10:00

Emmanuel Macron hodhi zarin në reformimin e sistemit të pensioneve të Francës. Nuk dihet se çfarë qëlloi për të.

E vendosur në një sfond protestash, ku dy të tretat e popullsisë janë kundër planit të presidentit, qeveria e tij e pakicës ka përdorur anashkalimin e një votimi parlamentar që Macron mendoi se do ta humbiste.

Ndryshimet janë të nevojshme për të mbyllur deficitin e pensioneve në një vend me një popullsi të plakur.

Por mënyra se si Macron është përpjekur të kalojë reformën e lë presidentin dhe Francën me një deficit demokratik.

Në nxitjen e një pushteti të posaçëm kushtetues, Macron ka vënë bast se shanset e qeverisë së tij për të mbijetuar një votë mosbesimi që do të pasojë tani janë më të mëdha se sa ishin shanset për të fituar mbështetje parlamentare për reformat e tij në mënyrën normale.

Besueshmëria e mandatit të tij të dytë si president varet nga kalkulimet e tij.

France, Macron passes the pension reform without a vote and bypasses Parliament. But the government will face mistrust

Ai duhet të shpresojë se ato janë më të sakta se vlerësimi i tij se ai mund të mbështetet te Les Républicains konservatore për ta ndihmuar.

Probabiliteti është që votimi i mosbesimit të dështojë dhe reformat e tij të zbtohen.

Por nuk duhet të kishte arritur deri këtu.

Ndryshimi i sistemit të pensioneve të Francës do të ishte gjithmonë jashtëzakonisht i vështirë. Grevat ishin një e pashmangshme.

Macron nuk është gjithashtu i panjohur me nenin 49.3 që mund të anashkalojë votat parlamentare: qeveria e tij e ka përdorur atë 10 herë më parë.

Por këtë herë Macron nënvlerësoi shkallën e kundërshtimit të tij. Miliona njerëz e kanë ndjerë nevojën për të protestuar që nga janari.

Macron nuk arriti t’i bindë votuesit dhe parlamentarët për domosdoshmërinë e vizionit të tij; diçka që ka qenë jetike që kur ai humbi shumicën e tij parlamentare vitin e kaluar.

Metoda e tij e lartë për t’ia imponuar atij vizioni vendit – pa marrë parasysh meritat e tij – tani rrezikon ta kthejë shqetësimin në trazira, potencialisht në shkallën e protestave të ‘jelekverdhëve’ të vitit 2018 që shkatërroi mandatin e tij të parë.

Macron ka të drejtë se Franca duhet të ndryshojë sistemin e saj të pensioneve me pagesë dhe se më shumë njerëz duhet të punojnë për të ndihmuar financimin e shërbimeve publike. Pensionistët e Francës pritet të rriten nga 16 milionë në 21 milionë deri në vitin 2050. Ndërkohë, borxhi i saj publik i akumuluar qëndron në mbi 113 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Emmanuel Macron wants the pension reform “to be able to go to the end of its democratic journey”

Reformat e presidentit do të rrisin moshën minimale të daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, duke e barazuar me fqinjët e saj në BE dhe do të kërkojnë 43 vjet punë për të marrë një pension të plotë.

Megjithatë, metoda e Macron nuk ishte e duhura. Pasi fitoi votat e nevojshme në Senat javën e kaluar, ai duhet ta kishte lënë projektligjin të shkonte për votim në Asamblenë Kombëtare. Një votim i dështuar do të kishte sinjalizuar se ai duhej të rivlerësonte dhe riformulonte reformën. Në afat të shkurtër, e ardhmja e kryeministres së tij, Élisabeth Borne, është e pasigurt. Por ka pyetje më të rënd%sishme për një afat më të gjatë.

Les Républicains kanë mbështetur prej kohësh dhe kanë bërë fushatë për reformën e pensioneve. Nëse Macron nuk mund të mbështetej tek ata për një shumicë, edhe pas disa kompromisesh thelbësore, çfarë shprese mund të ketë për ambicie të tjera për pjesën e mbetur të presidencës së tij deri në vitin 2027?

Jo shume. Dhe kjo rrezikon trashëgiminë e tij, që ka bërë Francën më konkurruese.

Macron u zotua për një stil më konsensual, më pak nga lart-poshtë të politikës franceze.

Duke u përpjekur të kalojë reformat e tij me detyrim, ai po humbet fuqi vazhdimisht.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al