Gjatë orëve të natës në zonat malore ka pasur edhe reshje dëborë. Kryesisht reshjet e borës kanë qenë prezente në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë.
Përmes një postimi në “Facebook’, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se është bërë i mundur pastrimi i borës dhe qarkullimi është i hapur, megjiatë ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore
Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës
Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.