MENU
klinika

Vendimi zyrtar!

Rritet paga minimale

01.03.2023 - 14:25

Ministrja e Financave dhe Ekonomsië njoftoi rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli. Ministrja garantoi biznesin se koston shtesë për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore do ta bëjë shteti dhe do ti subvencionojë.

‘Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Për 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit. Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve. Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.’- tha ministrja.’- u shpreh Ibrahimaj.

“Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të minimizojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon. Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha ajo.

Ministrja njoftoi edhe pagesën e rrogës për naftëtarët e Ballshit për 6 muajt e parë të vitit. “Naftëtarët e Ballshit do të marrin pagën minimale për 6 muajt e parë të vitit 2023”,-tha Ibrahimaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN