MENU
klinika

Pogradec

Sherr mes të miturve, 15-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

07.03.2023 - 10:28

Një sherr mes të mirurve në Pogradec ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë.

Dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë  duke e goditur tjetrin në bark. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spita për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhur ngjarjen.