MENU
klinika

Rendi i ditës

Shqyrtimi i kërkesës së aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, mblidhet KQZ në orën 11:00

18.03.2023 - 09:54

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar 5 pika të rendit të ditës. Mes pikave është dhe shqyrtimi koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ku bën pjesë Berisha dhe Meta, për regjistrimin si subjekt zgjedhor. Po ashtu do të shqyrtohet regjistrimi si subjekt zgjedhor i koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Shtunë, datë 18.03.2023, në orën 11:00.

Rendi i ditës:

1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
3. “Për zbatimin e vendimit nr.27, datë 16.3.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”.
4. “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Rodolf Llambi Xhillari, anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë”.
5. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 100, datë 8.3.2023, “Për caktimin e numrit të kandidatëve në listat shumemerore të paraqitura nga subjektet zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.