MENU
klinika

Çfarë i kërkoi prokurorisë

Shtyhet seanca ndaj ruses Svetlana Timofeva

03.03.2023 - 11:30

Është shtyrë sërish seanca e shtetases ruse Svetlana Timofeva në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë kërkesa e Timofeves, e cila ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën e nënës së saj, në gjuhën ruse.

Panorama TV mëson se kërkesa e saj është pranuar dhe seanca e radhës do të mbahet në datën 17 Mars. Timofeva, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit, ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj.

33-vjeçarja u arrestua bashkë me dy persona të tjerë më 20 gusht në Uzinën e Gramshit. Që prej atëherë, Timofoeva qëndron në qelitë e paraburgimit në Elbasan bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.

Autoritetet ruse pretendojnë se Svetlana Timofoeva në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore. Por, urdhër-arresti ndaj saj është lëshuar vetëm pak ditë pas ndalimit të 33- vjeçares në Shqipëri.

Ndaj dy rusëve dhe të riut ukrainas, Prokuroria e Elbasanit ka ngritur disa akuza, përfshirë edhe atë të spiunazhit. Pavarësisht akuzave të ngritura, të arrestuarit kanë mohuar që të jenë përfshirë në aktivitete agjenturore, ndërsa ka pretenduar se ishin thjeshtë blogera dhe synimi i tyre ishte vizita dhe fotografimi i bazave të vjetra ushtarake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rusët dhe ukrainasi erdhën në Shqipëri me mision..."

Prokuroria ka prova që i mban sekret! Çfarë thonë familjarët e të arrestuarve

"Mos më ekstradoni në Moskë, do më…!"

Refuzimi i habitshëm i “spiunes” ruse Svetlana Timoveva


Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan