MENU
klinika

Media e njohur gjermane plas skandalin

Si Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar rivalin

27.03.2023 - 12:43

E përjavshmja gjermane “Zeit” ka publikuar  një artikull në të cilin pretendohet se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përdorur informacione të falsifikuara nga një grup hakerësh izraelitë për të nisur një fushatë kundër Dragan Dilas. Pas zbardhjes së skandalit të madh për grupin izraelit të hakerëve “Team Jorge”, i cili manipuloi zgjedhjet në mbarë botën për para, një grup gazetarësh investigativë, ku përfshiheshin edhe gazetarë gjermanë të së përjavshmes “Zeit”, tashmë njoftojnë se i përfshirë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas gazetës, në mars 2021, ai përdori informacione për llogari të supozuara sekrete jashtë vendit që i ishin dorëzuar nga hakerët izraelitë kundër politikanit të opozitës Dragan Dilas: “Vuçiç pretendoi se ish-kryetari i bashkisë së Beogradit, fshehu pasurinë e tij në banka në mbarë botën”. Më pas mediat pro-qeveritare raportuan për llogaritë e pretenduara të milionave në Mauritius dhe Zvicër. Në fund rezultoi se informacioni ishte i falsifikuar”, shkruan “Zeit”.

Manipulimi i zgjedhjeve në 33 shtete

Gazeta më pas përshkruan se si gazetarët investigative hetuan fshehurazi aktivitetet e grupit “Team Jorge” për muaj të tërë, për të publikuar rezultatet në shkurt. Ajo tërhoqi vëmendjen e mediave mbarë botërore. “Një grup me një lider të quajtur “Jorge”, ish-anëtar i ushtrisë izraelite Tal Hanan, pohoi për gazetarët e fshehtë se ai ishte aktiv në 33 procese zgjedhore “në nivel presidencial”. Grupi u ofron klientëve një gamë të gjerë operacionesh influencimi, mes tyre hakerimi të profileve të kundërshtarëve politikë si dhe fushata dezinformuese.  “Zeit” thekson se ekipi izraelit bashkëpunon me agjencinë “Cambridge Analytica” dhe se ka prova që është angazhuar edhe në Evropë.

Mashtrimi i Vuçiçit

“Në mars 2021”, siç shkruan gazeta, “Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përball me akuza për lidhje me krimin e organizuar. Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai reagoi ndaj akuzave para kamerave të një televizioni pro-qeveritar, duke pretenduar se pas tyre qëndronte ish-kryetari i Beogradit, Dragan ?ilas. Më pas ai tha se Dilas ilegalisht fshihte pasurinë e tij në banka në mbarë botën. Ai premtoi se detajet do të dilnin në dritë së shpejti. “Disa ditë pas kësaj,” kujton Zeit, “shtypi pro-qeveritar filloi të botojë artikuj rreth llogarive të pretenduara të Dragan Dilas jashtë vendit. Faqja e parë e një gazete pretendonte se ai kishte fshehur 6.4 milionë euro në Zvicër dhe Mauritius. Për javë të tëra kudo flitej për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ministri i Financave madje tregoi një raport sipas të cilit Dilas dyshohej se kishte dhjetëra llogari plot me para të vjedhura. Ai mohoi gjithçka dhe i kundërshtoi pretendimet në gjykatë dhe tregoi një dokument nga banka, ku konfirmonte se nuk kishte patur asnjë llogari atje. Akuzat u hodhën poshtë.

Roli i Tal Hanan

“Gjatë punës së fshehtë investigative të Konsorciumit, që përfshin më shumë se 100 gazetarë nga 30 organizata mediatike, ‘Team Jorge’ prezantoi një shërbim që dyshohet se gjeti të gjitha llogaritë bankare të një personi, duke përfshirë edhe totalin e shumës në ato llogari. Platforma investigative ‘Projekti i Kërkimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit’ (OCCRP), e cila është pjesë e konsorciumit të gazetarisë investigative, posedon një kopje të raportit, të cilin ministri serb i financave tregoi dikur para kamerave. Formati dhe struktura e raportit mbi pasurinë e supozuar të Dragan ?ilas është i ngjashëm me raportet e paraqitura para gazetarëve ‘të maskuar’ si klientë gjatë hulumtimit të tyre. Ka gjasa që një këshilltar politik izraelit që ka punuar për Vuçiçin që në vitin 2017, dhe në të kaluarën ka punuar edhe për Benjamin Netanyahun, ka luajtur një rol të caktuar në të gjithën këtë. Një gazetare e “Zeit” thekson gjithashtu se ky nuk është rasti i parë që Tal Hanan akuzohet për shitje të dokumenteve false nga sektori bankar. Në vitin 2014, një spiun zviceran dyshohet se i ka paguar Hanan 88,000 dollarë për informacionin e llogarisë së ish-shefit të shërbimit sekret gjerman August Hanning, por dokumentet rezultuan të rreme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’