MENU
klinika

Aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

Sot mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, Kosova në rend dite

09.03.2023 - 11:01

Sot do të mblidhet Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ku në rend dite është vendosur edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Demush Shasha, drejtor i Instituti të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) në një postim në Facebook ka njoftuar se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik.

Lajm i shkëlqyer që Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘pikën A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.