MENU
klinika

Mori ryshfet nga Erion Alibej

SPAK kërkon dënimin me 2.8 vite burg për ish-shefin e krimeve

13.03.2023 - 17:31

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2.8 vite burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi.

Pretenca u dha këtë të hënë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Palushi, sipas pretencës përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që SPAK kërkoi përfundimisht dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj. Ish-shefi i krimeve akuzohet për korrupsion, ndërsa bie akuza e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria kërkoi fillimisht 4 vite burgim për Leonard Palushit për korrupsion pasiv, konfiskim automjeti dhe heqje për 5 vjet e së drejtës për ushtrim funksioni publik.

Palushi akuzohet për tjetërsimin e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit i shtyrë nga Erjon Alibej, me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm e kundërvënë grupit kundërshtar të Talo Celës, kundrejt përfitimit të një automjeti nga Erjon Alibej, që më pas e ndërroi me një tjetër për të humbur gjurmët e aktit korruptiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzohen për dy vepra penale

Sot jepet vendimi për shokët e Aldi Ramës

18 të rrezikshmit e ngjarjeve kriminale

Të arrestuarit e “Plumbit të artë” dalin sot në GJKKO