MENU
klinika

Mësuesi ‘hero’ bën 3 orë në këmbë për ta mësuar

Thomai, i vetmi nxënës i shkollës së Vodicës në Ersekë!

31.03.2023 - 10:10

Thoma Qirjako mëson në klasën e dytë, në shkollën e fshatit Vodicë të Ersekës. 9-vjeçari Thoma Qirjako, është i vetmi nxënës në shkollën e rrënuar, dhe i vetmi fëmijë i fshatit Vodicë, prekur nga shpopullimi masiv në dekadën e fundit. Por kjo nuk e ka penguar nga mësimmarrja falë mësuesit të tij.

Në një prononcim për ReportTv, Kastriot Aliko, mësues prej 35 vitesh në ciklin fillor është transferuar në shtator të vitit 2022 në fshatin Vodicë për të mësuar të vetmin nxënës të shkollës, për të cilin bën jo pak por 3 orë rrugë në ditë.

“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, më jep shumë dashuri. Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korçë apo Tiranë. Vështirësi për profesionin nuk kam, vetëm për rrugën. 7 kilometra eci në këmbë, 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë çdo ditë”.

Thomai ka trashëguar emrin e gjyshit dhe jeton një një familje të varfër, me prindërit me probleme shëndetësore, ndaj për të kujdesen gjyshërit.

Nipi marrtë ditë nga ditët tona se ai fëmijë ka halle të mëdha, nusen e kemi të sëmurë, unë me plakën e kemi rritur. Ne interesohemi për mësimet e për të tëra. Djali im është çoban në mal dhe vuan nga nervi shiatik, ndërsa nusja e djalit vuan nga depresioni… Ky mësues nuk e ka nxënës, por e ka djalë! që kur erdhi ky mesues, mori gojën se djali 6 vjeç ka nisur të flasë dhe sshikojeni tani sa mirë është. Tërë fshati këtë fëmijë ka, i vetmi fëmijë mes halleve të mëdha. Mesuesi e ka taman si djalin e tij, nuk e ndan, aq i dashur është sa skam çtë them më shumë. Këtu do ta ndjekë djali shkollën deri në të 9-tën se s’kemi mundësi të tjera…,”- tha gjyshi i 9-vjeçarit, Thoma Qirjako.

Në Vodicë, dikur jetonin afro 100 familje, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 30-të.