Ca gjëra rikthehen dhe ja, rasti konkret: Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio po dalin prapë bashkë, Të paktën, kështu thonë burimet për “People”, të cilët i kanë parë në festën para ceremonisë së çmimeve Oscar, të premten.
“Leo dhe Gigi qëndruan në një zonë pak më private. Ata ishin bashkë pothuajse gjithë natën dhe shumë pak lëvizën nga vendi”, tha burimi, por shtoi edhe se ishin të shoqëruar nga një grup njerëzish të tjerë në zonën VIP ku po qëndronin.
Para një muaji, burimet thanë se marrëdhënia e tyre thjesht u shua dhe se ata s’po takoheshin më, por ja që universi funksionon në mënyra të çuditshme.
Gigi dhe Leo u takuan në shtator të 2020-ës në Javën e Modës në Neë York dhe pasi dolën bashkë disa herë, nuk u panë më. Gigi vijoi jetën në mënyrë tejet private, e përqendruar te vajza e saj Khai, për të cilën bashkëprindëron me ish-partnerin, Zayn Malik, ndërsa Leo u pa në shoqërinë e disa modeleve, sigurisht nën 26 vjeç, nëpër jahte dhe festa.
Por, tanimë kanë nisur të takohen sërish, që do të thotë se do të kemi shumë gjëra interesante.