Becky Kennedy, psikologe dhe nënë e tre fëmijëve, ndau me ndjekësit e saj një ‘truk 5 sekondash’ që u bë menjëherë virale sepse ishte shumë efektiv.
“E di që tingëllon shumë i mirë për të qenë e vërtetë”, tha Kennedy në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Ky truk kërkon vetëm 5 sekonda. Shko tek fëmija dhe pyete: A është e vështitë të jesh fëmijë?”, thotë ajo.
Kaq. Vetëm kaq.
Në këtë mënyrë, sipas Kenedit, ne i japim fëmijës përshtypjen se është jemi në gjendje ta shohim botën nga këndvështrimi i tyre.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të lidhemi me fëmijët tanë. Mundohem ta kujtoj sa më shpesh këtë. Kur lidheni me ta, e shohim botën nga perspektiva e tyre. Ju po lidheni me një realitet që shumë pak të rritur mund ta kuptojnë. Lidhja me fëmijën i ndihmon ata të ndihen të parët. Dhe kur fëmijët ndihen të parët, sjellja e tyre përmirësohet.
Në mbishkrimin e videos, Kennedy shpjegoi se kjo ‘sjellje e mirë’ e prindërve i bën fëmijët të kenë më shumë gjasa të dëgjojnë, të përdorin sjellje të mira dhe të bashkëpunojnë në situata të vështira. Kjo për shkak se ata ndihen të lidhur me prindërit e tyre.
“Lidhja është gjithçka kur bëhet fjalë për prindërimin. Të gjitha gjërat e mira që u dëshirojmë fëmijëve tanë ndërsa rriten – si elasticiteti dhe vetëbesimi – vijnë pas vitesh që fëmijët ndihen të parët dhe të kuptuar nga prindërit e tyre.”
Gati 50,000 prindër në Instagram treguan vlerësim për postimin e saj. Shumë njerëz e kanë vënë re se kjo këshillë vlen edhe për të gjitha marrëdhëniet e tjera shoqërore.