MENU
klinika

Si ndodhi ngjarja

Vranë njëri-tjetrin pas konfliktit në Kavajë, njoftimi zyrtar i policisë

29.03.2023 - 19:55

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë në Kavajë ku mbetën të vrarë dy persona.

Sipas uniformave blu, shtetasi Edmond Gosa ka plagosur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Gosës.

Pas konfliktit, të dy këta persona janë dërguar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN