MENU
klinika

"Formimi i Asociacionit, detyrim juridik i Kosovës"

Vuçiç kritikon ndërkombëtarët: Hipokrizi!

10.03.2023 - 20:50

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se do të përballet me më shumë presion sa i përket çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se do të tentojnë ta fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës. Udhëheqësi serb është ankuar edhe një herë që kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave serbe, sepse nuk është në pajtushmëri me ligjet e Kosovës. Problemi është hipokrizia e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces, por nuk bëzajnë. Ky nuk është një obligim nga plani i ri, por një obligim që ishte nënshkruar kohë më parë”, ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes së partisë, duke shtuar se Asociacioni nuk duhet të jetë OJQ.

Lideri serb ka thënë se formimi i Asociacionit është një obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës.