MENU
klinika

Ngjarja ndodhi pas kthimit nga gjykata

Zbardhen detaje nga sulmi me armë zjarri në Lushnjë

30.03.2023 - 20:07

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ballagat të Lushnjës, ku mbeti e plagosur në këmbë 60-vjeçarja Bajame Seneja.

Autori është identifikuar dhe është Armand Hasalla, i cili është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve për BalkanWeb mësohet se Bajame Seneja është motra e Kastriot Hasallës, autor i vrases së Romeo Hasallës dy vite më parë.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se Bajame Seneja, 60-vjeç së bashku me nipin e saj, ka qenë pranë gjykatës ku edhe është dhënë dënimi për Kastriot Hasallën. Teksa po ktheheshin janë qëlluar.

Ngjarja e rëndë e ka zanafillën dy vite më parë, pas konflikteve për një truall në fshatin Garunjas, ku pas një sherri mbeti i vdekur Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai i tij Shaiup Hasalla dhe dy vëllezërit e tjerë Emiljano dhe Laert Hasalla.

Ndërkohë autori i këtij krimi të rëndë, Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë.

Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një vit më parë vëllai i saj vrau…

EMRI/ Kush është gruaja që u plagos në Lushnje