MENU
klinika

"Ja kë pritet të votojë e djathta në Tiranë"

Zgjedhjet e 14 Majit/ Kreshnik Spahiu zbardh skenarin e PD

17.03.2023 - 20:25

Analisti Kreshnik Spahiu e shikon Dashamir Shehin, një kandidaturë të fortë për Bashkinë e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet në koalicion me PD e Enkelejd Alibeajt, Bindjen Demokratike dhe LZHK.

Në një intervistë televizive, Spahiu u shpreh se Shehu mund të rivalizojë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

“Nëse skenari elektoral do të shkojë me këto kandidatura, që logo e PD të pranojë Dashamir Shehin në këtë koalicion të ri, të zotit Patozi, PD së Alibeajt dhe LZHK, unë parashikoj që Dashamir Shehi do të rivalizojë shumë pranë Veliajn. Tirana dhe e djathta në Tiranë do e mbështesë shumë fort Dashamir Shehin dhe unë jam shumë i sigurt që do të ketë më shumë mbështetje Dashamir Shehu se Belind Këlliçi”, theksoi ai.