MENU
klinika

Diskutohet për kandidatët

Zgjedhjet e 14 majit, Rama mbledh kryesinë e PS

09.03.2023 - 10:57

Partia Socialiste ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e partisë pranë ambienteve të selisë.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. Në këtë takim do të diskutohet lidhur me kandidatët dhe organizimin politik të këtyre zgjedhjeve vendore në të gjitha degët.

Deri më tani nga ana e PS i vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN