MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë

A do ketë arrestime të politikanëve? Ambasadorja e BE bën thirrjen e fortë

06.04.2023 - 09:56

“Top Story”, nën moderimin e Grida Dumës, zhvilloi një intervistë me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann.

Ambasadorja u pyet për takimin e fundit që ka zhvilluar me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe diskutimit për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Hohmann u përgjigj se ngritja e institucioneve përkatëse të drejtësisë ka dhënë rezultatet e para në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Top Channel: Ju keni pasur një takim kohët e fundit me kreun e SPAK Dumani, i cili është një emër i diskutuar që pritet shumë prej tij, madje që ndërkombëtarët e kanë mbështetur, thuhet nën rreshta, kandidaturën e Dumanit. Në fakt, SPAK ka shumë përgjegjësi mbi shpatullat e veta, por shqiptarët po presin atë që komuniteti ndërkombëtar ka thënë “peshqit e mëdhenj”. Do të kemi një rezultat nga SPAK të vërtetë, të rëndësishëm, për demokracinë dhe shpresën e shqiptarëve dhe si e shikoni ju punën e SPAK?

Çfarë po ndodh në Gjermani? Faqet zyrtare shtetërore goditen nga sulmet kibernetike, dyshohet se…

Ambasadorja: Institucioni i SPAK-ut dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme ishte vendimtare dhe është ende një element vendimtar për reformat e shtetit ligjor që po vazhdojnë në këtë vend, sepse kjo është një Prokurori e përkushtuar, që është këtu për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kemi parë rezultatet e para në punën e tyre. Ajo që ne presim tani, është ajo që në gjuhën evropiane e quajmë historik, në mënyrë që të kemi punë të vazhdueshme dhe trajtimin e këtyre çështjeve që nuk janë zhdukur ende në vend.

Pra, për ne është shumë e rëndësishme që askush të mos jetë i imunizuar ndaj tij, pra çdo person të jetë i barabartë para ligjit dhe kjo do të thotë gjithashtu hetime për korrupsion dhe krim të organizuar. Unë nuk kam ndonjë ide paraprake të ndonjë hetimi që ata bëjnë, sepse gjyqësori është i pavarur, por çështja është se ata janë të përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë vend, sepse kjo është një nga betejat më të mëdha që duhet të bëjmë, veçanërisht korrupsionin./ Top Channel

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!