Çifti i bashkëshortëve, Arjan dhe Myrvete Yze, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të së hënës (3 prill) në aksin Librazhd-Përrenjas.
55-vjeçari raportohet se ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përrua.
Mësohet se çifti kanë udhëtuar nga Tirana drejt Devollit, ku edhe jetonin, raporton BalkanWeb.
Pasi kanë humbur kontaktin me viktimat, familjarët janë alarmuar dhe janë vënë në kërkim të tyre.
Makina ku udhëtonin është gjetur në mëngjes në afërsi të Pishkashit në përrua. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë dhe makinës nga uji.