MENU
klinika

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas

Makina del nga rruga dhe bie në përrua, vdes çifti i bashkëshortëve

03.04.2023 - 09:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës (3 prill) në aksin Librazhd-Përrenjas.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, 55 vjeçari me iniciale A. Y., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Lengajcës.

Si pasojë e aksidentit, shoferi dhe bashkëshortja e tij, 50 vjeçarja me iniciale M. Y., kanë humbur jetën.

Zjarrfikëset dhe policia po vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të çiftit të bashkëshortëve nga makina tip “Volkswagen”.

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan