MENU
klinika

Lekë për një vend në varreza

Arrestohet tekniku i Bashkisë në Durrës

05.04.2023 - 10:45

Tekniku i zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit. 60 vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi.

Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vuijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.

“DVP Durrës: Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetase tjetër (e infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për sigurimin e një vendi varrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.”, njofton Policia e Durrësit.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese