MENU
klinika

"Kosova është realitet i pakthyeshëm..."

Bajram Begaj pret në takim ish presidentin Sejdiu

14.04.2023 - 19:39

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në një takim ish presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Begaj shprehet se ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

“Me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu (2006-2010), shkembime mendimesh dhe idesh ne lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

Vlerësova rolin dhe kontributin e President Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, shkruan ai.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”