MENU
klinika

“Abuzime me tenderat”

Banorët e Roskovecit kallëzojnë penalisht kryetaren e bashkisë

19.04.2023 - 11:11

Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Sipas BW ata kanë paraqitur një kallëzim penal në ngarkim të kryetares së bashkisë, Majlind Bufi.

Ata kanë qenë të shoqëruar edhe nga kreu i degës së PD në Roskovec. Banorët akuzojnë Bufin për abuzime me tenderat.

“Shpresojmë që zonja Bufi të merret e pandehur për mënyrën si ka abuzuar me tenderat. Jemi edhe një nga bashkitë që rrezikon falimentimin. Duam të dimë ku shkojnë taksat e qytetarëve”, u shprehën ata.