Roland Bejko, kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, kërkoi të ballafaqohet me kundërshtarët e tij politikë konkurrentë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn, duke i ftuar ata në një përballje televizive.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bejko kërkoi debat televiziv edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Kandidati i PD-së së Alibeajt deklaroi se do pranonte të shkonte edhe në “podcast”-et e tyre, për t’ju përplasur në fytyrë të vërtetat pa asnjë kompleks.
“Do shkoj, nuk kam kompleks. Unë përballem me çdo gjë. Jam shumë i qetë, jam gati të shkoj në ballafaqim me cilindo prej shefave që po sundojnë. I ftoj në debat televiziv. Për mua nuk ka asnjë problem”, theksoi ai.