MENU
klinika

Premtimi i kryeministrit për rritjen e pagave

Ben Andoni: Rama duhet të penalizohej nga organet zgjedhore

14.04.2023 - 18:40

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ku tha shqiptarët nuk do të tregohen më naiv për t’i besuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave dhe se ky i fundit duhet të penalizohjej nga organet zgjedhore, pasi e ka bërë qëllimisht për fushatë zgjedhore.

Andoni tha se qëndrimi i qytetarëve se korrupsioni është problemi kryesor në vend është i drejtë, por analisti theksoi se shqiptarët duhet të luftojnë më shumë për një vend sa më demokratik dhe jo ta largojnë nga memoria sensin e sakrifikimit për të pasur një shtet sa më të lirë.

Sakaq shtoi se qytetarët e vendit po i drejtohen sa më pak qendrave të votimit pasi shumica prej tyre kanë emigruar jashtë, dhe ata që do të votojnë do të jenë militant.

Pjesë nga intervista:

87 përqind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është problem kryesor në rang vendi, si e gjykoni?

“Absolutisht që e besoj, është afër të vërtetës. Duket se korrupsioni përveç ekzekutivit që u bë mandate i tretë, i asaj zonjës që ka shërbyer në rangjet më të larta të administratës kupton se ky lloj konsumimi do të sjellë këtë lloj korrupsioni. Më vjen keq të them se publiku në përgjithësi e ka hequr sensin e sakrifikimit nga koka për të bërë një Shqipëri më të demokratike. Nuk duhet se i bën askush, ndaj duket se korrupsioni do vazhdojë pasi është në memorien e individit.

Si mund të votojë qytetarin këtë mazhorancë, edhe nga emigrimi masiv?

Njerëzit që do shkojnë në kutinë e votimit janë një pjesë e mirë e militantëve. Prandaj shkojnë gjithnjë e më pak njerëz në kutinë e votimit.

KQZ ka denoncuar në lidhje me ndryshimin e qendrave të votimit, a do ndikojë në zgjedhje?

Besoj se po, ky është një problem i madh në vend. Tregon dobësinë reale të pushtetit lokal që është në Tiranë, opozita në vend që të bënte sherr duhet të apelonte pas i ka ekspertët gati.

Premtimi i Ramës për pagat, mendoni se do ndikojë në 14 maj?

Jo nuk besoj se shqiptarët janë kaq naiv, për të besuar këtë rritjen e pagës. Shohin rritjen e pagave dhe kërkojnë llogari se pse nuk rriten pagat. Te ne nuk ka asnjë protestë, por nuk do ndikojë fare. Përveç se kryeministri duhet të penalizohej nga organet zgjedhore sepse premtime të tilla duhet ti bënte në kohë të tjera jo në fushatë, duket e dukshme që është e qëllimshme. Ka një moral në zgjedhje për të konkurruar si i barabartë. Nuk kanë kallëzuar deri më tani për këtë kauz elektoral.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dy herë i dolën false, qeveria hesht..."

COVID/ Bardh Spahia demaskon testet, nxjerr rezultatin e qytetarit

Intervistë ekskluzive nga Mentor Nazarko

Ermenji, ballisti i rikthyer për të shpëtuar kombin…