MENU
klinika

Zgjedhjet

Boçi: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin!

28.04.2023 - 10:01

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë ai, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa shtoi se do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të Bashkisë, jo të qarkut. Ai tha se Elbasani e ka një “njollë të zezë” e ajrit të ndotur, si metalurgjiku, prandaj inceneratori nuk ishte zgjedhja e duhur.

“Është vdekjeprurës, ai mbjell vdekje dhe kontaminojmë qytetin dhe përballë jetës, unë do isha për zgjidhje të fortë, do e mbyllja inceneratorin, por ligjërisht do e në shkallët ligjore, vendimi kryesor i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi më kryesor i takon qytetarëve të Elbasanit. (…) Si mund të dalim nga kjo? Elbasani mbledh plehrat e të gjithë qarkut, boll ka qenë i kontaminuar nga Metalurgjiku që ka sjellë pasoja dhe të ndërtohej një impiant i djegies së plehrave mbi një damkë, plehra mbi plehra. Direktivat e BE orientojnë landifillimit, lidhet me ndarjen në burimin, seleksionimin dhe lanfillimin. 70 mijë ton plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 mln euro larg zonave të banuara, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit.  Një kosto e ulët me një mbrojtje qytetare dhe menaxhim sipas standardeve Evropiane. Pse u dashka që Elbasani të marrë helme dhe plehra”, tha Boçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokratët që thyen herësin nuk votohen për në Kryesi

Figurat që futen për herë të parë në strukturën e lartë të PD


"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini