Gazetari Berat Buzhala është shprehur se rreth 1 miliardë Dollarë është buxheti i Gjykatës Speciale në Hagë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Buzhala ka deklaruar se paratë që shpenzohen për këtë proces janë të Evropës, akuzat janë të Serbisë, kurse njerëzit janë tonët.
Berat Buzhala: Është një rreth aty prej të cilit nuk dilet. Nëse ankohesh, ankohesh brenda gjykatës. Gjykata Kushtetuese brenda Gjykatës Speciale. Doli prokurori sot dhe tha se i kritikoj mediat për qasjen që kanë, edhe neve po na duan të na heqin.
Blendi Fevziu: Sa paguhet prokurori i gjykatës?
Berat Buzhala: Besoj që buxheti i gjykatës është diku tek 300 deri 400 milionë Euro.
Blendi Fevziu: 400 milionë Euro është vetëm për 5 vitet e para. Ato kanë shkuar tek 1 miliardshi i bie?
Berat Buzhala: Po.
Blendi Fevziu: 1 miliardë Dollarë për të gjykuar këta të katërt? Po këta ta kishin pranuar fajësinë, e t’i kishin dhënë për investime ato.
Berat Buzhala: Problemi është ky: Paratë janë të Evropës, akuzat janë të Serbisë dhe njerëzit janë tonët. Domethënë, kjo është Gjykata Speciale.