MENU
klinika

“Ata nuk kanë kimi”

Çfarë mendon Olta për propozimin për martesë të Luizit?

25.04.2023 - 11:54

E ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari. Ajo ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël, por dhe marrëdhënien e saj me banorët e tjerë, e veçanërisht me Luiz Ejllin.

Pjesë nga intervista:

Për t’u ndalur pak te propozimi për martesë që i bëri Luizi-Kiarës, si e komenton ajo këtë?

Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar.

Nga ana tjetër, Olta e kishte vënë re popullaritetin e Luizit dhe me dronat që i vinin në shtëpi, por nuk i ka ndenjur pranë për të përituar nga kjo si disa nga banorët e tjerë. Pse kjo zgjedhje?

E kisha ndjerë që kishte shumë popullaritet. Unë nuk luaj me emocionet e publikut, nuk shtirem dot. Nuk jam populiste dhe nuk do të jem asnjëherë. E di se çfarë e prek popullin sepse jam dhe aktore, por nuk do ta bëj atë gjë. Unë kam shfaqur veten time me arrogancën, me sinqeritetin… me të gjitha të mirat e të këqijat e mia. E dija që nuk do më kuptonin të gjithë, jo se jam shumë e ndërlikuar por dhe aq e thjeshtë nuk jam.

Kë sheh ajo si finalistët e tjerë tani që zyrtarisht është zgjedhur Luizi dhe Efi?

Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër.

Tani që “Big Brother VIP” mbaroi, çfarë projektesh ka në plan Olta?

Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E quajti nënën e fëmijëve të tij, por i kërkoi ndarjen!

“Rrengu” i Luizit për Kiarën, propozim romantik para finales

“I ka ardhur fundi! Ishte e bukur sa zgjati...”

Luiz Ejlli i jep fund lidhjes me Kiara Titon?