MENU
klinika

Nuk ka gjë që i ndan!

Çfarë po kurdisin sërish Gigi Hadid dhe DiCaprio?

05.04.2023 - 11:05

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë “rikthyer” tek njëri-tjetri dhe duket se po e shijojnë në maksimum kohën e kaluar bashkë.

Së fundmi burimet pranë dyshes kanë bërë me dije se Gigi dhe Leo janë ende në marrëdhënie miqësore dhe takohen kur ‘ua lejojnë oraret e tyre të ngarkuara’.

“Gigi dhe Leo ende shoqërohen dhe bisedojnë kur gjejnë kohë të lirë”, tha një burim.

“Ata të dy e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe argëtohen së bashku kur oraret e tyre të ngarkuara ua lejojnë. Yolanda dhe Bella e dinë se Gigi është në gjendje të marrë vendime të shëndetshme dhe ato e mbështesin atë, prioriteti kryesor i Gigi-t është vajza e saj’.

Kujtojmë që supermodelja dhe aktori u lidhën për herë të parë në shtator 2022 kur u panë duke u shoqëruar gjatë Javës së Modës në New York. Në fillim të atij muaji, një burim i tha ”Us” se DiCaprio kishte “vështrimet e tij te Gigi” pas ndarjes së tij nga Camila Morrone.

Në tetor 2022, një burim i brendshëm zbuloi se nuk ishte “rastësi” që aktori në Francë gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa Hadid ishte duke punuar.

“Ata kanë pasur takime të fshehta dhe kanë kaluar kohë së bashku privatisht”, zbuloi burimi, duke shtuar se dyshja ishin “jo seriozë” në atë kohë: “Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe po shohin se ku shkojnë gjërat.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I frikësuar se ka diçka DiCaprio

Zayn Malik kërkon të rikthehet me Gigi Hadid


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat