MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë faktorët që e shkaktojnë ulcerën?

02.04.2023 - 11:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë faktorët që e shkaktojnë ulcerën?

Mjeku: Sëmundja ulceroze gastroduodenale ka disa faktorë etiologjikë që janë mirë të përkufizuar: shkaktari më i shpeshtë, si i ulcerës në stomak dhe i duodenit (sepse këto të dyja kanë vende që bashkohen dhe ndahen), është infeksioni nga një lloj mikrobi që quhet helikobakter pylori.

Fillimisht ky bakter shkakton një inflamacion akut, më pas kronik dhe më tej ulcerën. Tashmë është vërtetuar që infeksioni nga ky lloj mikrobi është përgjegjës dhe për shkaktimin e kancerit në stomak. Helikobakter pylori vendoset midis cipës jargore të stomakut dhe epitelit të tij. Mënyra e infektimit është nga goja. Më shpesh ky infektim ndodh në vendet me higjienë të ulët dhe nivel të ulët social dhe ekonomik.

Shkak tjetër është marrja për një kohë të gjatë të ilaçeve antiinflamatore josteroidiene dhe steroidiene.

Jo steroidien janë preparatet që përdoren me bollëk nga popullata si të përshkruar nga mjekët dhe vetë pacientët siç është voltareni, ketoprofeni, aspirina, plaviksi. Gjithë preparatet që janë antiinflamatorë hollues të gjakut kanë një veprim shumë agresiv mbi stomakun, qoftë si lokalisht mbi murin, qoftë dhe në mënyrë sistemike nëpërmjet veprimit të tyre, nëpërmjet gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN