Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me arrestimin e Edmond Haxhias, porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin dhe dy bashkëpunëtorëve britanikë.
Çuçi përgëzon Policinë për punën e kryer, ndërsa thotë se arrestimi i tyre, është një tregues i bashkëpunimit të Policisësë së Shtetit me palën britanike.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.
Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.
Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë.”- shkruan Çuçi.